Transmetuar më 24-05-2013, 19:04

Tiranë, NOA.al – Integriteti i Komisioni Qendror të Zgjedhjeve është cenuar në mënyrë të dhunshme dhe të padrejtë nga ana e mazhorancës aktuale, tha sot Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, zhvilloi një takim me delegacionin e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së.

Siç bën të ditur Noa.al, Meta siguroi se, për LSI-në është e rëndësishme që të rivendoset konsensusi dhe besimi te Komisioni Qendror i Zgjedhjeve duke i rikthyer legjitimitetin këtij institucioni.  Meta tha se, i takon mazhorancës të tregojë reflektim, përgjegjshmëri në këtë drejtim, ndërkohë që garantoi delegacionin e OSBE-së që opozita shqiptare është e gatshme të kontribuojë në këtë drejtim.

Roberto Battelli, përfaqësues i Posaçëm i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së për Evropën Juglindore dhe Ambasadori Andreas Nothelle, Drejtor i Zyrës Ndërlidhëse të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, në Vjenë theksuan rëndësinë e zgjedhjeve të 23 qershorit për vendin.

Sipas delegacionin të OSBE-së, plotësimi i standardeve më të larta në këto zgjedhje është një mundësi e artë që Shqipëria të avancojë në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian duke treguar në këtë mënyrë funksionim të institucioneve demokratike në vend.o.k/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit