




Rita Ora dhe Calvin Harris u fotografuan ditën e enjte pasi darkuan në një prej restoranteve më prestigjioze të Londrës.
Në mënyrë të rastësishme, në të njëjtin restorant, gjatë mbrëmjes darkuan edhe disa yje të tjerë të spektaklit botëror, midis të cilëve Selena Gomez apo Will Smith me të birin, Jad shkruan gazeta britanik Daily Mail.
Megjithatë, ndryshe nga "VIP"-at e tjerë, Ora dhe Harris e vazhduan mbrëmjen e tyre në mënyrë shumë romantike. Ata bënë një xhiro nëpër parqet e qytetit, ndërsa u futën në një supermarket për të blerë ëmbëlsira, siç dëshmuan edhe fotot që fotografët i shkrepën pas daljes nga supermarketi çiftit.
Këngëtarja 22 vjeçare ishte veshur me një fustan gri dhe flokët çuditërisht i kishte biond me majat e lyera blu, ndërsa të fillim të javës ajo u ekspozua me flokë blu.
Mbase të detyruar prej fotografëve, Ora dhe Harris e mbyllën më shpejt natën e tyre, duke ndërprerë shëtitjen romantike e duke u rikthyer në shtëpi së bashku.o.k/boa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





