Transmetuar më 24-05-2013, 17:40

Njihni ndonjë fëmijë të afërm, i cili kurrë nuk sëmuret? A dinë prindërit e tij diçka që ju nuk dini? Mbase jo, por ka diçka që i bën ata më pak të prekshëm nga sëmundjet. Studimet thonë se, janë disa hapa praktikë që i bëjnë më të fortë fëmijët tuaj.

Mbajtja e duarve të pastra

Pastrimi i rregullt i duarve redukton në mënyrë të theksuar sëmundjet ngjitëse të frymëmarrjes dhe gastrointestinale, andaj imponojuni fëmijëve tuaj shprehinë e pastrimit para dhe pas buke, pas çdo seance të lojërave etj. Mësoni fëmijët t’i pastrojnë duart mirë nga 15 deri 20 sekonda para t’i fshijnë ato dhe jo vetëm t’i lagin.

Bëni fëmijë aktivë çdo ditë

Studimet kanë treguar se ushtrimet e rregullta, të moderuara mund ta reduktojnë nga 25 deri në 50 për qind numrin e episodeve të ftohjeve dhe gripit, të cilat ndodhin brenda vitit, sipas gjasave duke stimuluar qarkullimin e qelizave të gjakut të cilat mbrojnë nga infeksionet. Ka ekspertë që mendojnë se stërvitjet janë ilaçi më i mirë për shëndetin. Inkurajoni fëmijën tuaj të stërvitet, ose bëni gjimnastikë së bashku.

Gjumë të mjaftueshëm

Sigurohuni që fëmijët të shkojnë në gjumë më herët në mbrëmje. Mungesa e gjumit të mirë dyfishon rrezikun për t’u prekur nga ftohja ose gripi. Shumica e foshnjave kanë nevojë për rreth 14 orë gjumë në ditë; parashkollorët për 11-13 orë.

Shmangni prekjen e fytyrës

Viruset e ftohjes dhe gripit futen në organizëm përmes hundës, syve dhe gojës, prandaj ndihmoni fëmijët t’i mbajnë duart larg këtyre zonave. Po, kjo mund të jetë vështirë të arrihet, pastrimi i duarve në momente strategjike është po ashtu shumë i rëndësishëm. Mësoni fëmijën tuaj kurrë të mos ndajnë me të tjerët lugë, gotë ose furçë dhëmbësh.

Konsumoni ushqim të larmishëm dhe të shëndetshëm

Ushqimi i pasur me fruta dhe perime shumëngjyrëshe do t’ju ndihmojë ta forconi sistemin imun të fëmijës tuaj. Këmbëngulni në ushqime të pasura me vitaminë C (brokoli, dredhëza dhe portokalli) dhe vitaminë D (peshq, qumësht të pasuruar dhe ushqime të thara nga drithërat). Ngrënia e kosit me kultura aktive (probiotikë) po ashtu mund të ndihmojë ndërtimin e një sistemi të fuqishëm mbrojtës.o.k/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit