Transmetuar më 24-05-2013, 16:42

Eagle Mobile ka arritur shpejtësinë më të lartë 3G në shumicën e hapësirave publike në të gjithë Shqipërinë. Drejtori i Grupit të Rrjetit të kompanisë Murat Cakmak, ka deklaruar se tashmë pas krahasimit të testeve të kryera nga një kompani e pavarur për testimin e shërbimit wireless, ka rezultuar se Eagle Mobile ka sinjalin më të shpejtë 3.5G në hotele, kafene, aeroport, plazhe, universitete, qendra tregtare, etj. Testet janë kryer në 58 qendra publike të njohura e të frekuentuara më shpesh nga qytetarët.

Eagle Mobile ofron teknologjinë më të fundit 3G, të quajtur 3.5G, e cila përdor teknologjinë Dual apo bartës të dyfishtë sinjali radio në të njëjtën kohë, dhe bazohet në HSPA (High Speed ​​Packet Access). Versioni ekzistues i kësaj teknologjie siguron një shpejtësi të marrjes së sinjalit (downlink speed) deri në 42.2 Mbps.

Eagle Mobile e demonstroi këtë shpejtësi para disa muajsh, duke vërtetuar se tashmë ka nisur një epokë e re për shërbimin e internetit me bandë të gjerë në celular në të gjithë Shqipërinë. Drejtori i Grupit të Rrjetit në Eagle Mobile shtoi se kjo shpejtësi e lartë  është bërë e mundur nga përdorimi i linjës së fibrave optike në të gjitha zonat dhe nëpërmjet antenave të përbashkëta 2G dhe 3.5G. Kjo nënkupton se Eagle Mobile në përputhje me politikën e kompanisë për mbrojtjen e mjedisit, nuk e ka shtuar numrin e antenave.o.k/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit