Transmetuar më 24-05-2013, 15:08

Prishtinë, NOA.al – Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, priti sot në takim atasheun e Mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kolonelin James F. Kott.

Gjatë takimit u bisedua për thellimin e bashkëpunimit bilateral ndërmjet SHBA-së dhe Kosovës, në sektorin e sigurisë. Ministri Hoxhaj vlerësoi përkrahjen që SHBA-të po japin për Kosovën në këtë aspekt, duke e quajtur vendimtare për fuqizimin e vazhdueshëm të kapaciteteve të shtetit të Kosovës, raporton Noa.al.

"SHBA-të mbeten partneri kryesor strategjik i Kosovës. Pas nënshkrimit të Partneritetit Shtetëror ndërmjet FSK-së dhe Gardës Kombëtare të IOWA-s, jemi të interesuar që të thellojmë bashkëpunimin edhe me shtete të tjera në SHBA", theksoi ministri Hoxhaj.

Atasheu i Mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovës, Koloneli James F. Kott, vlerësoi progresin e Kosovës në sektorin e sigurisë, duke shprehur mbështetjen e mëtejshme të SHBA-ve.

Hoxhaj dhe Koloneli Kott biseduan edhe për aspektet që kanë të bëjnë me procesin e rishikimit strategjik të sektorit të sigurisë në Kosovë.o.k/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit