

Ata janë çift prej 8 muajsh, por mezi po presin të martohen. Paris Hilton dhe i dashuri River Viiperi duken më të dashuruar se kurrë, madje bukuroshja thotë se mezi po pret të ketë plot fëmijë me të.
Edhe pse ende nuk janë bërë një vit që kur 32-vjeçarja filloi lidhjen me modelin River, 11 vjet më i vogël se ajo, Paris thotë se është marrëzisht e dashuruar dhe se dëshiron të rehatohet dhe të krijojë familje.
E pyetur nga gazetarët nëse planifikon të martohet, trashëguesja e hoteleve Hilton ka theksuar: ‘Mund të ndodhë shumë shpejt. Unë i besoj shumë River dhe kjo do të thotë shumë për mua. Jam me fat që e kam në krah”.o.k/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





