

Tiranë, NOA.al – Presidenti i Republikës, Bujar Nishani në një takim me Shefin e Shtabit të Forcave të Armatosura të Republikës së Turqisë, Necdet Ozel, falënderoi Turqinë për mbështetjen në anëtarësimin e Shqipërisë në NATO dhe Forcat e Armatosura të Turqisë për mbështetjen që i kanë dhënë Forcave të Armatosura të Shqipërisë e garantoi Ozel se Shqipëria do të jetë një partner i besueshëm i aleancës dhe i Turqisë.
Kreu i Shtetit vlerësoi kontributin e Turqisë për paqen dhe stabilitetin në rajon e në botë dhe shtoi se partneriteti shqiptaro-turk dhe bashkëpunimi ndërmjet dy ushtrive tona ka qenë dhe do të vazhdojë të jetë efektiv për paqen dhe sigurinë në Ballkan dhe më gjerë, bën të ditur Noa.al.
Nga ana e tij, Shefi i Shtabit të Forcave të Armatosura të Turqisë vlerësoi kontributin e Shqipërisë si faktor stabiliteti në rajon dhe garantoi se mbështetja për Forcat e Armatosura të Shqipërisë dhe shkëmbimi i eksperiencave në fushën e mbrojtjes do të zhvillohet edhe më tej përmes projekteve dhe stërvitjeve të përbashkëta.o.k/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





