Transmetuar më 24-05-2013, 13:04

Prishtinë 14 Maj 2013 NOA.al- Ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Sylejman Selimi i cili ka arritur mbrëmë në Prishtinë nga Tirana, pasi ia ka kërkuar Gjykata, është paraqitur sot në seancën kundër tij dhe pesë të dyshuarve të tjerë për krime lufte.

Avokati i tij, Tomë Gashi, ka thënë se Selimi nuk kishte ftesë për t’u paraqitur. “Mbi klientin tim rëndojnë dyshime për krime lufte por për këtë nuk kishte ftesë për t’u paraqitur por ai ka ardhur megjithatë”, ka thënë Gashi.

Seanca do të mbahet në orën 15:00 dhe aty bashkë me Selimin, do të jenë edhe Sami Lushtaku, Sahit Jashari, Jahir Demaku, Zeqir Demaku e Hysni Thaçi, të cilët qysh dje   po mbahen në mbajtje.

Selimi pritet të paraqitet  në seancën e procedurës paraprake, ku një gjykatës i EULEX-it pritet të marrë vendim nëse ambasadorit Selimi do t’i shqiptohet masa e paraburgimit apo do të lihet i lirë. Akuza ndaj Selimit është e njëjtë me të pesë akuzuarit e tjerë: ata akuzohen për krime lufte- arrestime, torturime dhe  trajtim çnjerëzor, në kundërshtim me rregullat e luftës, gjatë luftës në Kosovë.

EULEX-i në bashkëpunim me Njësinë Speciale të Policisë së Kosvës kishte kryer dje pesë arrestimet për këtë çështje./t.k/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit