Transmetuar më 24-05-2013, 12:25

Rama tha gënjeshtrën më të madhe që askush nuk e beson se e majta fiton nga 77 deri në 80 deputetë.  E sfidoj më një “bast” publik duke u thënë se kjo është gënjeshtër, dhe kushti i bastit është të largohet nga politika nëse kjo deklaratë e tij del e pavërtetë.

Nga Kastriot Islami

Rama dje ne Pallatin e Sportit deklaroi: 1 të vërtetë, 1 gjysmë të vërtetë dhe 1 gënjeshtër

E vërteta

Rama tha një vërtetë se ‘Kryeministrin e vendos rezultati”, pra është hera e parë që në mënyrë indirekte pranoi se nuk ka asnjë shans për të qenë kryeministër, sepse nëse fiton aleanca e djathtë, Kryeministër është Berisha. Nëse fiton aleanca e majtë, kryeministrin e caktojnë votat e LSI, pra kryeministër është Meta ose dikush tjetër por jo Rama. Nëse PS e vetme merr 71 mandate gjë që nuk ndodh në asnjë rast, Rama mund te ishte Kryeministër por ketë e di edhe vetë Rama që është e pamundur dhe e pamundshme.

Madje PS nuk merr më shumë mandate se në 2009, për të mos thënë se numri maksimal i mandateve të PS është jo më i madh se 60.

Gjysmë e vërteta

Rama deklaroi një gjysmë të vërtetë kur tha se do të dorëzojë mandatin e deputetit nëse bëhet Kryeministër. Unë shtoj se Rama dorëzon mandatin e deputetit në çdo rast, pra edhe në rastin e humbjes së sigurt të zgjedhjeve. Pra, Rama nuk do të jetë deputet pas 23 qershorit dhe arsyeja është fare e thjeshtë: Rama e urren Kuvendin dhe nuk e duron debatin parlamentar. Rama e ka vendosur emrin në krye të listës së Vlorës thjesht për mashtrim se pas 23 qershorit nuk do të jetë deputet i Vlorës, në asnjë rast, as nëse do të fitonte dhe aq më shumë me rastin e humbjes sepse aleanca e majtë me siguri do të humbasë.

Gënjeshtra

Rama tha gënjeshtrën më të madhe që askush nuk e beson se e majta fiton nga 77 deri në 80 deputetë.  E sfidoj më një “bast”publik duke u thënë se kjo është gënjeshtër, dhe kushti i bastit është të largohet nga politika nëse kjo deklaratë e tij del e pavërtetë. Nuk mundet të vazhdojë me të tilla mashtrime thjesht për të motivuar ekipin e tij dhe votuesit.

noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit