Transmetuar më 24-05-2013, 12:10

Tiranë, 24 maj 2013, NOA – Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Aleksandër Arvziu ka komentuar sot nisjen e fushatës elektorale dhe ngërçin e krijuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

I pyetur nga media për ditën e parë të fushatës elektorale, pas një takimit të zhvilluar me kreun e Gjykatës Kushtetuese, ambasadori u shpreh fushata duket se ka kohë që ka nisur. Ndërsa për KQZ-në, ai tha se partitë kanë një mundësi që bashkë me tre ligjet e integrimit, të zgjidhin këtë çështje ditën e hënë.

“Kjo është dita e parë e fushatës, por mesa duket ajo ka kohë që ka nisur. Kam dëgjuar që do të zhvillohet një sesion në Parlament të hënën. Është një mundësi e mirë për tre ligjet ndoshta dhe për konstituimin e KQZ. Shpresoj që të dyja palët të përfitojnë nga kjo mundësi”, u shpreh ambasadori në një komunikim të shkurtër me gazetarët, pas daljes nga Gjykata Kushtetuese.

a.k/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit