

Durrës, 24 maj 2013, NOA – Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama premtoi sot legalizimin e ndërtesave pa leje në gjithë vendin. Në takimin e zhvilluar në Durrës, në kuadër të turit “Këndi i fjalës”, Rama tha se do të jepen tapitë për çdo banesë të ndërtuar gjatë viteve të fundit.
I pyetur nga një banor i zonës së Shën Vlashit, i cili ka ndërtuar shtëpinë pasi është zhvendosur nga zona e Mirëditës, nëse PS do t’i kthejë sërish në fshat të gjithë banorët e ardhur gjatë viteve të fundit, Rama askush nuk duhet të dëgjojë mashtrimet e PD-së.
“Kjo është një e pavërtetë dhe mashtrim i madh. Origjina e familjes sime, gjyshërit nga nëna kanë ardhur nga Mirëdita. Kështu është historia e këtij vendi, migrimi i banorëve drejt detit ka shekuj që vazhdon. Jo unë, por edhe Enver Hoxha të ngjallet nuk ju çon dot andej nga kini ardhur. Ne do të legalizojmë çdo banesë”, u shpreh Rama.
a.k/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





