
Të dhënat po ngarkohen...

Lushnje, 24 maj 2013, NOA – Një 32-vjeçar është arrestuar nga policia për dhunë në familje dhe kultivimin e lëndëve narkotike. Ngjarja ka ndodhur dje në fshatin Dushk të Lushjnes dhe në pranga ka rënë Edmond Kadiu, 32 vjeç.
Pas kontrollit të bërë në banesën e tij, policia ka gjetur të mbjella në bahçen afër shtëpisë 45 bimë kanabis sativa. Ndërkohë që për Kadiun ka pasur denoncim dhe nga nëna e tij për dhunë.
Ndaj tij ka nisur procedimi penal për dy veprat penale. Ndërkohë që droga e sekuestruar është dërguar për analiza në laboratorin kriminalistik.
a.k/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd
