
Të dhënat po ngarkohen...

Krujë, 24 maj 2013, NOA – Partia Socialiste do të prezantojë sot kandidatët për deputet në qarkun e Fushë Krujës. Kreu i PS-së, Edi Rama, në një postim në rrjetin social “Tëitter”, shprehet se skuadra e Rilidjes në këtë qytet do të ndalë ‘rrënimin e djepit të historisë”.
“Sonte në 7 Fushë-Kruja! Në shesh me deputetët e Krujës Namik Dokle dhe Artur Bushi, për ndaljen e rrënimit të djepit të historisë sonë. RILINDJE”, shkruan Rama.
Pas mbylljes së fushatës në qarqe me prezantimin e kandidatëve, Rama do të jetë në qytete të ndryshme të vendit, duke prezantuar dhe mbështetur secilin prej tyre.
a.k/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd
