

Banorët janë duke darkuar dhe duke biseduar nën petkun e banorëve që përfaqësojnë. Me sa duket Rikja është prekur nga një bisedë që po bënte pak më parë Anaidi me Ilirin në rolin e Rikes me Elonën për të dashurin e Rikes, Lukën. Teksa djemtë po flisnin me njëri-tjetri Rikja u afrua pranë tyre dhe e dëgjoi bisedën. Teksa po darkojnë Rikja i thotë Anaidit që mos ti përdorë historitë e saj për të dashurin sepse mund edhe ta prishi lojën. Kjo është një lojë shton ajo dhe duhet të vazhdojë si e tillë.
Anaidi nga ana tjetër i thotë Rikes se edhe ajo e komentoi famljen e tij sepse pak më parë e përmëndi, kur ishte në rolin e Anaidit. Rikja sqarohet që nuk e përmëndi në atë kuptim që e ka marrë ai thjesht tha që kishte parë një ëndërr. Megjithëse nën petkun e njëri-tjetrit, debati mes tyre vazhdon. Anaidi e këshillon që ti pranojë shakatë kur bën edhe vetë dhe ai është i lirë të flasë për çfarë të dojë. Ajo nëse preket mos të afrohet pranë tyre të dëgjojë të tilla diskutime. Iliri ndërhyn në rolin e Elonës dhe thotë që këtë çështje do e zgjidhi ai, si Elonë që është.
Rike preket nga fjalët e Anaidit dhe çohet nga tavolina e ngrënies. Anaidi i shkon pas dhe i thotë që ishin duke bërë shaka sepse e tillë është loja. Ajo i sqaron Anaidit që nuk u tall me të, thjesht po shpjegonte ëndrrën që kishte parë ai.
Ndërkohë Eldora me Shpendin duket se sot që ndërruan rolet janë afruar pak më tepër mes tyre. Eldora e fton Shpendin që të ulet në poltronin që ndodhet ajo dhe teksa përkëdhelen me njëri-tjetrin, Eldora i thotë Shpendit “të kam zemer”. SHpendi i përgjigjet "edhe unë" dhe vazhdojnë të shihen me shikime provokuese mes tyre.
Gjeni këtu, gjithçka ndodh në shtëpinë e Big Brother Albania 6 Big Brother 6 është një prodhim i Digitalb dhe Top Channel
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





