Transmetuar më 24-05-2013, 09:08

Tiranë, 24 maj 2013, NOA.al- Të nderuar lexues, kjo është një pasqyrë e faqeve të para të disa prej gazetave kryesore në vend, për ditën e premte 24 maj 2013.

Gazeta "Shekulli” ka si argument; “Arvizu: KQZ jo me 4 anëtarë, ky është ngërç”.

Tituj të tjerë të gazetës: “Koncesioni, kazinotë,Qeveria privatizon kontrollin para 23 Qershorit”.

“Konsensusi, miratimi i tre ligjeve, Berisha: OK Metës! Pritet votimi të hënën”.

Gazeta "Panorama" ka si argument kryesor: “Pritë në makinë, atentat me 30 plumba drejtuesit të PD në Kukës”.

Tituj të tjerë të gazetës: “Ministrat e rajonit, pakt në Tiranë për zbatimin e gazsjellësit TAP”.

“Tri ligjet e BE dhe amnistia,të hënën mblidhet Parlamenti”.

Gazeta "MAPO" ka si argument kryesor; “Plumba në fushatë, atentat kryetarit të PD”.

Tituj të tjerë të gazetës: “Berisha i përgjigjet sfidës së Metës:Të hënën mblidhet Kuvendi për tre ligjet”.

“Thyhet e majta Internacionale,Gjermanët kundër Papandreut dhe Alala-s”.

“Presidenti Nishani:Me punë mund të arrihet heqja e vizave me SHBA-në”.

Gazeta “Koha Jonë” ka si argument kryesor: “Tre ligjet dhe falja fiskale, Kuvendi mblidhet të hënën”.

Tituj të tjerë janë: “Katër shtete firmosin në Tiranë paktin për gazsjellësin TAP”.

“Rama: Do heqim taksën ndaj biznesit të vogël, përgjysmim i TVSH”.

“Gazeta Shqiptare” ka si argument kryesor: “Paratë e legalizimeve, AKKP: 10 mln USD për pronarët”.

Tituj të tjerë të gazetës: “Nishani: Pa viza në SHBA? Me reforma, krejt e mundur”.

“Berisha:Ditën e hënë Kuvendi do të mblidhet për “3 Ligjet”.

Gazeta "Zëri i Popullit” ka si argument kryesor: “Paketoje karrige Sali, Tirana mbështetje të fortë kryeministrit Edi Rama”.

Tituj të tjerë të gazetës: “Rama: 77 mandate të garantuara për të majtën, 80 deputetë mëse e mundshme”.

“Drejtësi për 21 Janarin, për Remzi Veselin,për Fatmir Xhindin…” Të nderuar lexues, për monitorimin e plotë në shqip dhe anglisht, një shërbim që ofrohet nga agjencia e lajmeve NOA.al, mund të abonoheni duke na shkruar tek email [email protected]. a.k/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit