

Ekziston edhe frika që lidhet me udhëtimet dhe pushimet? Po çfarë do të thotë?
-Ideja e kalimit të pushimeve në një ishull frikëson rreth 10 përqind të pushuesve. Pa e kuptuar, shumë persona që kanë programuar të kalojnë pushimet në ishull, shpesh i shtyjnë këto pushime ose nxjerrin justifikime për të mos shkuar.
Kjo ndodh sepse bëhet fjalë për një shkëputje nga rrënjët, njësoj si tu presësh këtyre njerëzve kordonin ombelikal. Në mendjen e pushuesit zgjohet në mënyrë të pandërgjegjshme fantasia se nuk mund të shkëputen nga toka. Kjo bën që të humbasin kontrollin dhe të pushtohen nga ankthi.
-Ekziston edhe frika se mund të humbasësh në vendin që ke zgjedhur të pushosh, dhe kjo bën që pushuesi të pushtohet nga ankthi i papritur. Në të tilla raste pushuesi ndihet i brishtë, pak në depression për shkak të largimit nga shtëpia dhe kjo i bën të ndihen të pasigurt. Për shembull një vend si Shtetet e Bashkuara mund të evokojë madhësi dhe humbje psikologjike.
-Një grua që është e vetme me kompjuterin e saj në vendin ku po pushon, shfaq një nga frikërat më të zakonshme kur nisemi për një udhëtim: frika e të mos paturit shoqëri dhe se do të qëndrosh gjatë gjithë kohës vetëm. Bëhet fjalë për një frikë të tipit asnjë nuk më sheh, asnjë nuk më kërkon, nuk vlej asgjë, nuk i shërbej askujt, jam antipatik, do të mbetem vetëm. Këto mendime vetmie shfaqen kur pushuesi ka frikë se mos nuk bën dot njohje të reja.
-Ekziston edhe ndjesia e marramendjes, një lloj frike që është shumë e zakonshme por edhe e shëndetshme tek pushuesi, pasu zhvillon kujdesin që na mban larg rreziqeve.a.h/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





