Transmetuar më 23-05-2013, 21:59

Flokët e mbledhura topuz po përjetojnë me të vërtetë një moment të artë, por kush dëshiron të provojë një alternativë ndryshe për të mbledhur flokët, mund të bëjë një tjetër zgjedhje: mund të zgjedhi flokët e mbledhura bisht ose gërshet.

Me të nxehtin që pritet të vijë mbledhja e flokëve është një nevojshmëri. Dhe e bukura e flokëve të gjatë është pikërisht në faktin se ke mundësi të krijosh modele të ndryshme gjithmonë.

 Flokët e mbledhura bisht

Këtë verë flokët bisht duhet të jenë të mbledhura shumë lart dhe mbi të gjitha shumë të tërhequra. Lidhësja, duhet të jetë e fshehur me flokë. Për të arritur efektin e dëshiruar mirë është t’i lyeni flokët me një produkt që t’i disiplinojë ata dhe t’ju ndihmojë t’i krihni më lehtësisht.

 Flokët gërshet

Gërsjeti mund të interpretohet në shumë mënyra. Për sezonin Pranverë/Verë 2013, ekspertët e flokëve nuk preferojnë gërshetin normal, ata e duan thuajse të shkatërruar, të çregullt.a.h/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit