Transmetuar më 23-05-2013, 21:25

E ke menduar ndonjëherë se disa ushqime jo vetëm që mund të përmirësojnë shëndetin tënd, por edhe vetë planetin? Zbulo 7 ushqime, 7 srategji për të ndihmuar tokën dhe veten tone:

Mielli i pasitur

Zëvendëso bukën e bardhë me bukën e bërë me miell integral, ose të pasitur. Ai ka më shumë përbërës ushqyes si dhe mban larg rreziqet e mundshme ndaj alergjive edhe për më të vegjlit.

Perime, receta bio

Të pëlqen të hash në mënyrë natyrale? Përveçëse të jep kënaqësi dhe e kënaq stomakun me shije të freskëta dhe të gjalla, të hash duke respektuar natyrën është një zakon i mirë për të mbajtur në formë edhe vetë trupin. Mundohu të blesh në tregjet e fshatarëve, tek ata që i prodhojnë vetë, është një mënyrë e mirë jo vetëm për të kursyer por njëkohësisht ndihmon agrikultorët e zonës ku jeton.

Sheqer? Ka edhe receta pa të

Sheqeri është njëri prej produkteve ndaj të cilëve kemi krijuar më shumë varësi. Nuk është e nevojshme ta largojmë krejtësisht, mjafton të dimë ta mbajmë nën kontroll. Provo të ulësh praninë e sheqerit në tavolinën tënde. Zbulo mjaltin dhe shqerin natyral, pak nga pak nuk do të bësh dot pa ata.

Dieta vegjetariane: eleminoni mishin të paktën për një ditë

Frutat dhe perimet duhet të mbizotërojnë në dietën tuaj të përditshme, kështu do të keni lëkurë më të butë dhe më të tonifikuar, bark të sheshtë dhe gjithë energji. Nuk është e nevojshme të bëheni vegjetarianë, por gjithsesi duhet të ulni konsumin e mishit.

Qumështi, gruri, veza mos abuzoni me to

Kemi tendencë të abuzojmë me produkte të shumta që në fakt janë produkte që i duam shumë edhe sepse gatuhen lehtësisht. Për një javë mundohu të mos hash ushqimet e zakonshme, eksperimento me perimet, zëvendëso makaronat me orizin. Mësohu të vlerësosh dhe të njohësh perimet e sezonit. Ushqimet industriale janë të pasura me yndyrna, prndaj mësohu të ushqehesh me produkte natyrale dhe të thjeshta. Stomaku yt do të falenderojë.

Vezë bio

Zgjidh vezët e pulave që rriten të lira dhe që ushqehen në mënyrë të shëndetshme, siç janë vezët e fshatit. Bli produkte cilësore kështu respekton më shumë edhe tokën.

Erëza aromatike dhe pikante

Në krahasim me gjeneratat e shkuara ne kemi ekonomi më të mirë e e megjithatë, duke u krahasuar me gjyshërit apo prindërit tanë ne gjithnjë e më shumë po largohemi nga natyra dhe e njohim gjithnjë e më pak atë. Argëtohu duke zbuluar receta të kuzhinës etnike. Ul konsumin e kripës dhe zëvendësoje me erëza gjithë aromë dhe shije. Bëhet fjalë për barëra dhe erëza të cilat mund t’i kultivoni edhe vetë në shtëpi sepse janë një aleat për mirëqenien tonë. Ushqimi para së gjithash është ilaç për trupin.a.h/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit