

Lumenjtë më të bukur në botë? Kanë disa karakteristika të përbashkëta: Ngjyrën e peizazheve, ujin dhe mjedisin nëpër të cilin kalojnë.
Udhëtimi në lumë dhe përgjatë tij, kur është i lundrueshëm, shfaq shpesh peizazhe shumë të bukura. Të cilat i bëjnë ato të duken të mrekullueshëm. Ja lista e 10 vendeve më të bukura të botës, sipas “Forbes”:
1. Rio Futaleufu në Argjentinë
Ujërat ngjyrë bronxi dhe shumë të ftohtë nga akullnajat, lejojnë që ai të lundrohet me aftin.
2. Cano Cristales në Kolumbi
Ngjyra kromatike spektakolare e këtij lumi për shkak të algave të veçanta, e bëjnë të ketë sipërfaqe të kuqe dhe të gjitha ngjyrat e ylberit.
3. Zambezi në Zambia
Një lumë që kalon nëpër gjashtë vende afrikane për një total prej 2.700 km në gjatësi, është konsideruar si një nga shtatë mrekullitë e Tokës.
4. Yangtze në Kinë
Lumi më i gjatë i Azisë, që të fal mundësinë për të mësuar më shumë mbi kulturën dhe historinë e Kinës së lashtë dhe asaj moderne.
5. Danubi në Evropën Qendrore dhe Lindore
Ai shkon përmes dhjetë vendeve evropiane, dhe kalon nëpër disa qytete të mrekullueshme evropiane si Vjena, Bratislava, Budapesti dhe Beogradi.
6. Hanalei në Hauaii
Pavarësisht të qenit një lumë i vogël në ishullin Kauai në arkipelagun e Hauaiit, ai është shpallur një nga trashëgimitë amerikane, për bukurinë e tij.
7. Hudson në shtetin e Nju Jorkut
Ai është një lumë spektakolar, jo vetëm për shkak se ai kalon nga qyteti i Nju Jork-ut, por dhe për pyjet e harlisur.
8. Mekong në Kamboxhia dhe Vietnam
Është lumi më i gjatë dhe më i rëndësishëm në Indokinë, variacionet sezonale të të cilit dhe rrjedhat e forta apo prania e ujëvarave, e bëjnë të vështirë për të lundruar.
9. Kenai në Alaskë
Vendi ideal për të dashuruar peshkimin sportiv, i gjendur në pyjet e Alaskës, ju lejon për të eksploruar malet dhe luginat e natyrës së paprishur.
10. Spree në Gjermani
Ajo rrjedh për 400 km nëpër Gjermani dhe në veri të Republikës Çeke, i lundrueshëm për gati gjysmën e rrjedhës së tij.
e.t/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





