

Tiranë, NOA.al – Ministrat e Jashtëm të 4 vendeve, Shqipërisë, Malit të Zi, Bosnje Hercegovinës dhe Kroacisë nënshkruan sot pasdite memorandumin e Mirëkuptimit për Projektin TAP.
Marrëveshja për projektin Gazsjellësi Jonian-Adriatik – IAN, siç raporton Noa.al, u përshëndet nga kryeministri Sali Berisha, i cili i pranishëm në takim tha se, “ Tap i ka të gjitha shanset për të qenë projekti fitimtar. Ai është një projekt i shkëlqyer”.
“Memorandumi që firmosët sot në mirëkuptim të plotë me qeverinë italiane dhe greke, është dëshmi e një harmonie edhe më të madhe na rajon”, tha kryeministri duke shtuar se, “ memorandumi që po nënshkruajmë ka frymën e bashkëpunimit të marrëveshjes dhe kam përshtypjen se vendimmarrësit do ta kenë parasysh edhe këtë”.
Kryeministri Sali Berisha e quajti nënshkrimin e këtij memorandumi “dëshmi të urisë për gaz.”
Memorandumi u nënshkrua nga Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Shqipërisë, Aldo Bumçi, nga Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme e Integrimit Evropian i Malit të Zi, Igor Lukshiç, nga Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme i Bosnje Herzegovinës, Zlatko Lagumdzija dhe nga Zëvendësministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kroacisë, Joshko Klisoviç.
Konsorciumi Shah Deniz ka planifikuar të marrë një vendim brenda muajit qershor për të përcaktuar itinerarin ku do të kalojë gazsjellësi që transporton gazin nga Azerbajxhani drejt Europës. Gazsjellësi Transadriatik do të fillojë ndërtimin në seksionin që kalon në Shqipëri në mesin e vitit 2015 dhe do të zgjasë afërsisht 3.5 vjet, i ndjekur nga fillimi i funksionimit gjatë vitit 2018. Kjo gjithmonë nëse TAP fiton përballë “Nabucco”.o.k/noa.al
Projekti TAP, Greqia, Italia dhe Shqipëria dalin me vlerësim final
Vendet e Ballkanit verior kanë interes për gazsjellësin TransAdriatik
Greqia, Shqipëria dhe Italia krijojnë Komitetin e Bashkëpunimit Trepalësh për gazsjellësin TAP
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





