

Shkup, NOA.al – Organizata Amnesty International ka shprehur kritika dhe shqetësime mbi gjendjen e të drejtave të njeriut dhe përkeqësimin e marrëdhënieve ndëretnike në Maqedoni.
Raporti që pasqyron respektimin e të drejtave të njeriut mbulon periudhën janar-dhjetor 2012 dhe se mes tjerash shpreh shqetësimin për dhunën në familje dhe diskriminimin e disa grupeve në Maqedoni, si dhe përkeqësimin e marrëdhënieve mes shqiptarëve dhe maqedonasve, shkruhet në një artikull të Agjencisë së Lajmeve INA.
Mes problemeve kryesore që përmenden në pjesën për Maqedoninë janë tortura dhe keqtrajtimi në burgje, dhuna në familje, diskriminimi i pakicës rome dhe komunitetit homoseksual si dhe mungesa e lirisë së shprehjes.
Sipas Amnesty Internacional, marrëdhëniet midis maqedonasve dhe shqiptarëve janë përkeqësuar.
“Në shkurt një policë maqedonas vrau dy shqiptar etnik në Gostivar. Disa sulme të motivuara etnikisht thuhet se u zhvilluan në muajin mars në Tetovë dhe Shkup. Në maj 20 shqiptar etnik u bastisën dhe u arrestuan pas vrasjes së pesëfishtë në Smilkovc të Shkupit. Pesë prej tyre u akuzuan për vrasje dhe terrorizëm. Mijëra shqiptar protestuan kundër arrestimeve dhe njollosjes së shqiptarëve nga ana e autoriteteve maqedonase si terroristë”, thuhet në raport.
Raporti gjithashtu flet për projektligjin për ish-pjesëtarët e forcave maqedonase të sigurisë pjesëmarrës në konfliktin e 2001, i cili nuk parasheh përfitime ish-pjesëtarët e grupeve të armatosura shqiptare.
“Në muajin gusht, partia në pushtet VMRO-DPMNE propozoi një ligj për rregullimin e statusit të ish pjesëtarëve të forcave të sigurimit që pësuan në konfliktin e vitit 2001. Në tetor, miratimi I ligji përmes rrugëve parlamentare u pengua nga Bashkimi Demokratik për Integrim për shkak se nuk parashihte përfitime edhe për ish pjesëtarët e UÇK-s dhe familjeve të tyre,” thuhet në raportin e AI.n.p/o.k/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





