Transmetuar më 23-05-2013, 16:47

Tiranë, NOA.al- Partia Demokratike ia ka drejtuar thirrjen kreut të PS-së, Edi Rama, që të votojë tre ligjet që po mbajnë peng marrjen e statusit kandidat të Shqipërisë për në BE.

Deputeti demokrat Gert Bogdani tha në një deklaratë për shtyp se, “shqiptarët për 224 ditë kanë dëgjuar mashtrime dhe justifikime absurde të njëpasnjëshme nga lideri socialist për të mos votuar tre ligjet, ndërkohë që Kryeministri Berisha është shprehur gjithmonë, pas çdo justifikimi dhe kundërshtimi, i gatshëm qe t’i votojë ato në çdo ditë që Rama vendos të heqë dorë nga bllokimi i tyre për qëllime personale”, citon Noa.al.

Sipas Partisë Demokratike, është fare e qartë që për Ramën dëmtimi i interesit të vendit dhe të shqiptarëve nuk ka asnjë rëndësi para delirit të tij të bllokimit për interesa personale.

“Ndryshe nga Rama, për Berishën dhe Partinë Demokratike, shqiptarët dhe Shqipëria janë të parët, ndaj, edhe njëherë, ashtu si 224 ditë me radhë, duke i bërë apel të përsëritur Edi Ramës, e ftojmë të sjellë në parlament deputetët e tij ditën që do të caktohet për votimin e tre ligjeve si dhe të votojë amnistinë që bllokoi njësoj si tre ligjet”, vijoi Bogdani.

Në fund deklarata e Partisë Demokratike thotë se, PD fton Ramën të votojmë amnistinë që bllokoi njësoj si tre ligjet ne parlamentin e vendit dhe për një ditë, të bashkohet me slloganin: PERPARA në të mirë të qytetarëve shqiptarë! o.k/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit