Transmetuar më 23-05-2013, 16:29

Shumë persona që vuajnë nga alergjia kërkojnë shpëtim tek barnat, që shpesh përfundon pa sukses. Por, mënyrat më të mira për lehtësimin e alergjisë mund të jenë disa hapa të thjeshtë dhe “natyralë”.

Thithni ajër të lagësht

Mbani gjithmonë një avullues ajri në dhomën e gjumit ose dhomat tjera ku kaloni shumë kohë. Ajri i thatë i irriton sinuset, por mbajtja e ajrit të lagësht mund të ndihmojë në uljen e kongjestionit (rrjedhjes së hundëve). Uluni në banjë me derën mbyllur dhe dushin të lëshuar. Sigurohuni që uji të jetë i nxehtë.

Larg tymit të duhanit

Aroma nga produktet e pastrimit, ngjyrat, spërkatësit e flokëve parfumet dhe mbi të gjitha, tymi i duhanit, mund t’i irritojnë sinuset. Mos lejoni miqtë ose familjarët të pijnë duhan në shtëpinë tuaj. Kërkoni produkte pastrimi që nuk irritojnë.

Pini sa më shumë ujë

Nëse keni probleme me sinusin, “dehuni me ujë”! Konsumoni më shumë ujë ose lëngje të shëndetshme të cilat do të ndihmojnë hollimin e mukusit dhe do të nxisin zbrazjen e sinuseve. Çaji i nxehtë po ashtu mund të ndihmojë,  derisa është pa kafeinë. Pijet e ngrohta, të cilat përmbajnë kafeinë ose alkool mund të jenë dehidruese. Alkooli në fakt mund ta përkeqësojë ënjtjen e sinuseve. Mundohuni çdo ditë të pini tetë goja (afërsisht dy litra) ujë ose pije tjetër që nuk ka alkool dhe kafeinë.

Provoni shpëlarjen e hundëve

Shpëlarja e hundëve, e quajtur edhe lavash nazal, mund të ndihmojë sinuset tuaja të pastrohen dhe çlirohen. Kjo metodë përfshin përdorimin e një tretësire sterile të kripëzuar për ta shpërlarë mukusin e trashur dhe alergjenët të cilët shkaktojnë zënien e hundëve.

Shmangni alergjenët nazal

Alergjenët nazal mund të nxisin problemet e sinuseve duke bërë që membranat mukotike të hundës tuaj të ënjten dhe të bllokojnë sinuset. Rezultati? Dhimbje dhe presion në hapësirat e sinuseve tuaja. Shmangni shkaktarët e zakonshëm të alergjisë nazale si qimet e kafshëve shtëpiake, mykun nëpër ambientet ku jetoni, dhe polenin. Kështu ju do të parandaloni problemet me sinuset. Mos hezitoni, kontaktoni mjekun tuaj për të gjetur trajtimin e duhur.o.k/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit