Transmetuar më 23-05-2013, 16:00

Një alpinist japonez i moshës 80 vjeçare, Yuichiro Miura, është bërë aktualisht njeriu më i vjetër në botë, që është ngjitur në maj të malit Everest, mali më i lartë në botë.

Ky lajm konfirmohet nga mediat në Kathmandu.

Siç raporton agjencia e lajmeve Noa.al, Miura, i cili kishte eksperiencë dhe i njihte këto lloj aktivitetesh, ishte ngjitur në maj të këtij mali në 22 mars të vitit 2003, kur ishte 70 vjeç duke vendosur rekord.

Por rekordi i tij i vitit 2003, u thye nga 76 vjeçari nepalez, Min Bahadur Sherchan, i cili u ngjit në majën më të lartë të botës në vitin 2008.a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit