

Tiranë, NOA.al- Sipas MeteoAlb, deri në mesditë, vranësirat dhe shirat e dobët do të jenë të pranishme në vend, më të theksuara në zonat jugore dhe juglindore të territorit.
Pjesa e dytë e ditës do të sjellë përmirësim të motit duke larguar gradualisht vranësirat dhe shirat dhe për pasojë kthjellimet do të rikthehen sërish në vend. E njëjta situatë meteorologjike do të vijojë edhe gjatë natës.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë 2 gradë rënie gjatë vlerave të mëngjesit, ndërsa mesdita do të sjellë rritje të lehtë të temperaturave në vend.
Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi jugor dhe juglindor, ndërsa dallgëzimi në brigjet Adriatik dhe Jon do të jetë 3 ballë.
Europa
Pjesa më e madhe e kontinentit Europian do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme, për pasojë vranësirat dhe shirat do të jenë dominuese. Më problematike situata paraqitet në rajonin e balltikut dhe Europën Qendrore ku shirat do të jenë me intensitet të lartë. Gjithashtu kalimi i një sistemi frontal nga Oqeani Atlantik drejt rajonit të Mesdheut do të bëjë që shirat dhe stuhitë e forta të erës të jenë dominuese në këto rajone.
Ndërsa, moti i kthjellët do të jetë dominues në Europën veriore, Lindore dhe gadishullin Iberik.a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





