

Xhaketë e bardhë dhe kravatë, ndërsa rreth qafës mbante hedhur disa gjethe, teksa përqafohej me dy shoqe të shkollës, gjatë mbrëmjes së ballos studentore.
Kështu është shfaqur Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Barack Obama, në dy fotografi të shkrepura në vitin 1979 dhe të publikuara ekskluzivisht nga revista “Time”.
Fotografitë në fjalë siç raporton Noa.al, i janë dhënë revistës “Time” nga njëra prej dy studenteve, e cila shfaqet e përqafuar me Presidentin e sotëm.
Kelli Allman, kujton ende se si ishte Obama 17 vjeç, ku bashkë me shokun e tij Greg Orme ishin si vëllezër.
Vajza tjetër në fotografi Megan Hughes, ishte partnerja në ballo e Barack.
Fotografitë në fjalë janë bërë në Honolulu, ku dy çiftet festuan dhe pinë shampanjë deri në të gdhirë.a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





