Transmetuar më 23-05-2013, 13:36

Prishtinë, 23 maj 2013, NOA.al- Kryetari i Skenderajt, nga radhët e PDK-së, Sami Lushtaku është arrestuar dhe është ndalur në mbajtje nga policia, nën dyshimin për krime lufte.

“Me kërkesë të prokurorit special sot Sami Lushtaku është ndalë në mbajtje policore. Ai dyshohet se ka kryer krime lufte dhe ka shkelur konventën e Gjenevës”, ka thënë Arianit Koçi, avokati i Lushtakut.

Ndërkaq, ende nuk është vendosur për paraburgimin e tij.

“Nesër ai do të dalë para gjykatësit të procedurës paraprake, i cili do të vendosë për paraburgimin përkatës”, shtoi Kocvi, raporton gazetarja e Noa.al në Prishtinë.

Policia e EULEX-it, në bashkëpunim me Njësinë e Operacioneve Speciale të Policisë së Kosovës, kanë arrestuar pesë persona.

Pesë persona janë duke u hetuar për krime lufte kundër popullsisë civile në formën e dhunimit të integritetit trupor dhe shëndetit të civilëve të mbajtur në qendrën e ndalimit të UÇK-së në Likovc (komuna e Skënderajt), ka njoftuar EULEX-i.

Sipas njoftimit rasti është duke u hetuar nga një prokuror special i EULEX-it i Prokurorisë Speciale të Kosovës.t.k/a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit