

Prishtinë, 23 maj 2013, NOA.al- Tre persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra persona të tjerë janë plagosur si pasojë e aksidenteve që kanë ndodhur gjatë ditës së djeshme, ka njoftuar Policia e Kosovës.
“Vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar tre aksidente fatale, 19 me persona të plagosur dhe 55 të tjera me dëme material”, njofton Policia e Kosovës.
Njëri prej aksidenteve ka ndodhur në fshatin Korroticë të Drenasit ku ka humbur jetën një grua, kurse i dyshuari që ka shkaktuar aksidentin është arrestuar. Ndërkaq, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në spital për ekspertizë të mëtejshme.
Ndërkaq aksidenti tjetër ka ndodhur në fshatin Sfeqel të Podujevës, ku një 72-vjeçar humbi jetën, ndërsa katër të tjerë morën lëndime trupore. Ndërsa viktimë e tretë, është një person i cili ka humbur jetën gjatë përplasjes së një kamioni.t.k/a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





