

Durrës, 23 maj 2013, NOA.al- Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 22 vjeçar nga Durrësi, i akuzuar për vrasje me dashje e kryer në bashkëpunim.
Burime zyrtare nga policia i thanë agjencisë së lajmeve Noa.al se u ndalua Taulant Gjini i cili akuzohet për vrasjen me armë zjarri të Refik Lilës 27 vjeç, vrasje të cilën e ka kryer në bashkëpunim me Ardit Hyskën 28 vjeç.
Gjini dhe Hyska akuzohen se paraditen e 24 prillit, në lagjen Nr.18 të qytetit të Durrësit kanë qëlluar me armë zjarri duke lënë të vrarë Refik Lilën, banues në lagjen Nr.17 të qytetit. Lidhur me këtë hetim, u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale nga ana e policisë arma e krimit, pistoletë e markës Beretta, kalibri 7,65 mm, e cila ishte fshehur prej autorit pas ngjarjes; autovetura e markës Benz me targa AA 307 AB, e përdorur prej tyre për largim nga vendi i ngjarjes, kapela dhe bluza e përdorur gjatë kryerjes së veprës. Në bazë të hetimeve dyshohet se vrasja e Refik Lilës ka ardhur pas një konflikti mes tij dhe autorëve të vrasjes.a.y/noa.al
Durrës, vritet një person me armë zjarri
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





