Transmetuar më 23-05-2013, 11:46

Tiranë, 23 maj 2013, NOA.al- Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka bërë me dije se pasditen e sotme rreth orës 18.00 në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi”, do të prezantohet skuadra e Rilindjes për Tiranën, kandidatët për deputetë në kryeqytet.

“Me shumë kënaqësi ftoj të gjithë ndër ju që e keni mundësinë të na bashkoheni, të vini dhe të ndajmë bashkë çastet e bukura të një momenti si ky. Kjo fushatë për ne s’është vetëm betejë por edhe festë. Është një festë që na mbledh së bashku si lumenj njerëzorë në hapësirat publike, për të afirmuar fuqinë e ëndrrave dhe shpresave tona. Për të bashkuar zërat tanë në korin e madh të shumicës që kudo nëpër Shqipëri, kërkon rilindje pas vitesh të tëra rrënim. Për të bërë që era e ndryshimit të fryjë përditë e më fort në të katër anët e vendit dhe të nxjerrë nga çdo shtëpi shqiptare Votën për Rilindjen. Edhe këtu ndryshimi mes nesh e atyre është i madh: Ata i pushtojnë sheshet me trupat e robërve të pushtetit në administratë”, shkruan Rama në Facebook.

Në këtë linjë ai shtoi se Partia Socialiste i mbush hapësirat publike me energjinë e jashtëzakonshme të popullit opozitar, në mënyrë që në 23 qershor të marrë fund edhe robërimi politik i shërbëtorëve të shtetit shqiptar.a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit