

“Bota aktuale është një botë tmerrësisht e rrezikshme për emigrantët dhe refugjatët”. Kështu deklaroi Carlotta Sami, drejtoreshë e përgjithshme për Amnesty International Italia, duke prezantuar raportin vjetor për vitin 2013, sipas të cilit mungesa e aksionit në nivel global në favor të të drejtave njerëzore po e bën jetën e tyre tmerrësisht të rrezikshme për miliona njerëz që largohen nga konfliktet dhe persekutimet dhe që janë në kërkim të një pune dhe kushteve më të mira jetese për veten dhe familjen e tyre.
Në raportin për Italinë nënvizohet se si të drejtat e tyre janë shkelur nga qeveria, e cila më shumë ka treguar kujdes për mbrojtjen e kufijve kombëtar se sa për qytetarët.
“Mungesa e zgjidhjeve efikase për të ndalur konfliktet dhe diskriminimin në bazë etnie po krijon një shqetësim të madh”, shton Sami.
Sipas saj janë të shumta qeveritë që po shkelin të drejtat e njerëzve në emër të kontrollit për emigracion. Ndër të tjera ajo thekson se vetë Bashkimi Europian ka aplikuar masa kontrolli në kufi, të cilat vënë në rrezik jetën e emigrantëve dhe të azilantëve.a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





