Transmetuar më 23-05-2013, 09:15

Janë të shumtë ata persona që përdorin celularin, më shumë se për të telefonuar, për të hyrë në internet, për të shkruar mesazhe dhe për të diskutuar në chat.

Tashmë mesazhet janë të thjeshtë, praktik dhe të dobishëm edhe për shkak të tarifave të ulëta, por edhe përmes tyre fshihen disa rreziqe.

Mes tyre janë ato fizike, për shkak të patologjive dhe mikrobeve që mund të merren nga tastiera e telefonit dhe psikologjike, pasi ngushtojnë lidhjet reale dhe iu izolojnë nga bota.

Veçanërisht në rastet e adoleshentëve, rreziku bëhet edhe më serioz. Ndaj për të shmangur izolimin dh mbylljen në rrethanave të tilla, është i nevojshëm dialogu në shtëpi apo në shoqëri, si një mënyrë që të mos shkojë mendja tek bota virtuale.

Gjithsesi ekspertët sqarojnë se nëse keni ndërmend të lini takime, apo të uroni, shmangni mesazhet, më mirë telefononi, zëri është më i drejtpërdrejtë dhe real se disa shkronja të shkruara shpesh me nënkuptime.a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit