Transmetuar më 23-05-2013, 08:29

Tiranë, 23 maj 2013, NOA.al- Të nderuar lexues, kjo është një pasqyrë e faqeve të para të disa prej gazetave kryesore në vend, për ditën e enjte, 23 maj 2013.

Gazeta “Panorama” çelet me shkrimin, “Denoncimi për PS, shantazh anëtarëve të AK, zbardhen përgjimet”.

Tituj të tjerë janë; “Arvizu: Duhet KQZ me 7 anëtarë, do ishte e pafat nëse rezultati i zgjedhjeve del 71 me 69”.

“Meta lë hapur debatin për Kryeministër: E vendos vota”.

Gazeta “Shekulli” ka si shkrim kryesor, “Aleksandër Arvizu: KQZ jo me 4 anëtarë, ky është ngërç”.

Tituj të tjerë janë; “Legalizime partiake në Ksamil, votat këmbehen me tapi”.

“Shemsie Kadrie përballë dy grave për mashtrim”.

Gazeta “Mapo” ka si argument kryesor, “Vendimi i Qeverisë/ Nis kompensimi fizik, 1262 ha për ish-pronarët”.

Tituj të tjerë janë; “Arvizu: KQZ të konstituohet plotësisht, Rama s’ka kundërshtim për 4 me 3”.

“Rama ikën nga sheshi, mitingu për Tiranë në Pallatin e Sportit”.

“Bardhyl Londo: Rrëfej përplasjet mes Ramiz Alisë dhe Dritëro Agollit”.

Gazeta “Koha Jonë” vë në fokus kryesor titullin, “Arvizu: Marrëdhëniet me Berishën, të shkëlqyera. Qëndrimi zyrtar i Uashingtonit rikonfirmohet dhe nga Arvizu: KQZ duhet të plotësohet me të 7 anëtarët e saj, sikurse përcakton Kodi Zgjedhor. Pohimi: Rama shprehu gatishmëri që të tejkalohet ngërçi i KQZ”.

Tituj të tjerë janë; “Minatorët, Berisha ul në 55 vjeç moshën e daljes në pension”.

“Braho: Nëse Rama humb zgjedhjet, të largohet nga e majta”.

“Berisha, Ramës: I ke nervat e lodhura nga rrugët”.

Gazeta “Impakt” çelet me shkrimin kryesor, “Financimi i ndërtimit të portit të peshkimit

në Durrës nuk bazohet në Kushtetutën e Shqipërisë, por në sheriatin islamik. Me “vulën” e Sheriatit”.

Tituj të tjerë janë; “Edhe 2 vjet me hapin e breshkës, ekonomia premton më pak se politika”.

“Korridori i kaltër dhe zhvendosja e kombit drejt detit”.

"24 maji i 1944, ngjarja që i parapriu çlirimit nga nazifashizmi".

Gazeta “Shqiptarja.com” ka si argument kryesor, “Urdhri i Flamur Nokës. “Merret peng” njësia bashkiake e LSI. Drejtori i M.B. “rrëmben” një prej punonjëseve për kontrollin e listave”.

Tituj të tjerë janë; “Berisha: Po të mos isha mjek, do bëhesha fermer”.

“Meta: Berisha të lirojë zyrën, karrigen mund ta marrë”.

Të nderuar lexues, për monitorimin e plotë në shqip dhe anglisht, një shërbim që ofrohet nga agjencia e lajmeve NOA.al, mund të abonoheni duke na shkruar tek email [email protected]. a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit