Transmetuar më 23-05-2013, 00:23

LONDËR, NOA.al – Një ushtar, në shërbim të kazemrës Woolwich në Londër është vrarë barbarisht në Artillery Place. Sipas qeverisë ndoshta bëhet fjalë për një sulm terrorist islamik.

Gjatë sulmit, ndërsa godisnin ushtarin me hanxhar, dy të rinj me ngjyrë kanë bërtitur "Allah Akbar" e më pas në një video kanë deklaruar: "Ne betohemi se nuk do të pushojmë së luftuari".

Menjëherë pas kësaj sulmuesit janë gjuajtur me armë zjarri nga agjentët. Për momentin të dy janë shtruar në spital, njëri prej të cilëve në gjendje të rëndë.

Burime zyrtare nga qeveria kanë deklaruar se bëhej fjalë për një krim të “motivuar nga radikalizmi islamik”. Në një konferencë për shtyp, kryeministri i vendit David Cameron ka deklaruar se bëhet fjalë për një sulm terrorist.

Një dëshmitar ka thënë se “dy djemtë ishin si të çmendur. Dukeshin si kafshë. E vranë e më pas e lanë trupin e ushtarakut në një trotuar".

“Ndër të tjera, pak para sulmit, kërkuan të filmoheshin. Donin të dilnin në televizor. Ishin më të shqetësuar të fotografoheshin se sa t’ia mbathnin”, ka thënë ai.a.h/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit