

Flenë pak, shumë pak, për këtë arsye kur shkojnë në shkollë nuk janë të vëmendshëm. Vetëm 73 përqind e fëmijëve amerikanë mes moshës 9 dhe 10 vjeç ka vështirësi në përqendrim. Përqindja rritet më shumë kur kemi të bëjmë me adoleshentë të moshës 13-14 vjeçare.
Ky lajm vjen sipas një studimi të Boston College, të cilët kanë vënë në dukje se si mësuesit duhet që shpesh të modifikojnë mësimet duke i bërë më të thjeshta për t’u kuptuar prej nxënësve.
Studimi, i cili është shtrirë edhe në vende të tjera ka rezultuar pothuajse i njëjtë.
Zakonet e të fjeturit tek të rinjtë janë përballur me rezultatet e disa testimeve në matematikë, shkencë dhe letërsi. Është vënë re se rezultatet më të këqia i kishin ata nxënës që flinin më pak.
Shkak për gjumin e pakët sipas studiuesve janë celulari, televizori dhe kompjuteri.a.h/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





