
Të dhënat po ngarkohen...

Graceland, shtëpia e Elvis Presley, ashtu si edhe shumë të drejta mbi imazhin e “Mbretit”, dhe të Muhammad Ali kanë përfunduar në treg dhe nga shitja e tyre mund të përftohen më shumë se 200 milionë dollarë.
Lajmi bëhet i ditur nga “Financial Times” e cila citon disa burime. Sipas tyre Core Media Group, e cila qëndron pas American Idol, ka nisur të kontaktojë blerës të mundshëm në Azi, Europë dhe në Shtetet e Bashkuara për të blerë Elvis Presley Enterprises dhe Muhammad Ali Enterprises, të cilat gjenerojnë përfitime më shumë se 60 milionë dollarë në vit.a.h/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd
