

Nëse dikush do të shiste Hënën, ndoshta do e gjykonit si një mashtrues dhe do prisnit të zbulonit aktivitetin e tij të paligjshëm.
Por Lunar Embassy Corporation ka shitur pjesë të territorit të Hënës, Marsit dhe Venerës për afro 3.7 milionë blerës qysh nga viti 1980 e deri më sot.
Titullari Dennis Hope, merret edhe me autonominë juridike të saj, duke krijuar një qeveri të vetën qysh në vitin 2004.
Juristët janë dakord me faktin se pretendimet e tij territoriale janë asgjë duke qenë se askush nuk mund të jetë pronar i trupave qiellore, në bazë të traktatit mbi hapësirën Ekstra Atomsferik themeluar në vitin 1967, ashtu sikundër askush nuk mund të jetë pronar i detit apo i oqeaneve.
Nga ana e tij Hope shprehet se ka kërkuar autorizimin e Kombeve të Bashkuara, por se nuk ka marrë përgjigje dhe kjo sipas tij është një pëlqim i heshtur.
Në çdo rrethanë siç raporton Noa.al, nëse “shteti” i tij nuk merr pjesë në Kombet e Bashkuara, Hope ka nënshkruar traktatin e vitit 1967, ndaj pretendimet e tij janë të vlefshme, sepse traktati sipas tij aplikohet për kombe dhe jo për individët.
“Pozita e Qeverisë Galaktike nuk është ajo e të larguarit nga qeveritë e tjera. Duam vetëm që të pranohemi dhe të njihemi, në mënyrë për të bashkëpunuar në mënyrë konstruktive”, deklaroi Hope.
Juristët nuk bien dakord lidhur me terminologjinë e tij, pasi Hope është një qytetar amerikan, i cili është subjekt i ligjeve amerikane, dhe për këtë arsye edhe traktatin e ka nënshkruar si shtetas i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





