

Pukë, 22 maj 2013, NOA.al- Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në aksin rrugor Pukë-Fushë Arrëz teksa një mjet ka dalë nga rruga, duke përfunduar i përplasur.
Nga të dhënat paraprake siç raporton Noa.al si pasojë e aksidentimit të mjetit ka mbetur i plagosur shtetasi Sh.Gjoni, i cili është dërguar me urgjencë në spital.
Sakaq në drejtimin e mjetit tip Audi, ishte personi i identifikuar si M.Kola i cili ka pësuar vetëm disa dëmtime të lehta.
Sakaq forca të shumta policie kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. Paraprakisht thuhet se gjithçka ka qenë aksidentale si pasojë e humbjes së kontrollit mbi mjet.a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





