

Tapeti i kuq i festivalit të filmit në Kanë ka parë veshje nga më të ndryshmet, nga fustanet e gjatë, të shkurtër por edhe transparentë.
Në kategorinë e veshjeve, thuajse zhveshur, ka hyrë edhe aktorja franceze Frederique Bel e cila më shumë se kushdo personazh tjetër ka tërhequr vëmendjen e fotografëve mbi vete.
Nëpërmjet fustanit të saj blu të errët, më i shumti i tejdukshëm, aksidentalisht ose jo Bel i është dukur gjoksi, por transparenca vijonte edhe në pjesën tjetër të tij.
Megjithëse në tapetin e kuq të Kanës nuk kanë munguar veshjet e guximshme dhe të shumëllojshme fustani i Frederique Bel sipas kritikës ishte vërtetë i tepruar.a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





