

Librazhd, 22 maj 2013, NOA.al- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha së bashku me kandidatët për deputetë të qarkut të Elbasanit, janë ndalur në Librazhd në vijim të fushatës elektorale për zgjedhjet e 23 qershorit.
Gjatë fjalës së tij ai u zotua para qytetarëve se deputetët e Partisë Demokratike do të jenë deputetë dhe përfaqësues të qytetarëve.
Në vijim ai u ndal në investimet e bëra në rrugë, duke shtuar se në katër vitet që vijnë do të ndërtohet çdo kilometër rrugë në fshatra dhe në mbarë Shqipërinë, duke kujtuar shkollat e ndërtuara dhe rindërtuara, ndërsa theksoi se do ecet me vendosmëri përpara në rrugën e zhvillimit.
Sipas tij numri i bizneseve në Librazhd është dyfishuar, dhe kjo faktohet pasi Librazhdi ka mbi 1 mijë taksapagues biznesmenë.
“Nga ato që kemi shpallur ne kemi arritur jo pak, edhe pse ka ende punë për të bërë. Alternativën tjetër ju e keni dëgjuar nëpërmjet zotit Rama kur në një bisedë me qytetarët e Tiranës tek adresohej për mua tha, se po ti kërkosh shkollë të thotë rrugë, po ti kërkosh ujësjellës të përmend rrugë. I nderuar zotëri i ke nervat e lodhura dhe i ke lodhur shumë nga rrugët të cilat ke ecur, por po të përgjigjem para qytetarëve. Puna, rruga dhe investimi janë qëllimet e mia madhore”, deklaroi Berisha citon Noa.al.
Në vijim ai e ftoi kryesocialistin që me “autobusin mavi” të ngjitet në fshatrat e Librazhdit, për të njohur të kundërtën e asaj që thotë.
Kandidatët e PD për qarkun Elbasan:
1. Arben Imami
2. Eduard Selami
3. Ardian Turku
4. Luçiano Boçi
5. Dashnor Sula
6. Arbjola Halimi
7. Aurel Bylykbashi
8. Irena Progni
9. Rrahim Çota
10. Mati Çela
11. Zamir Muzhaqi
12. Medi Shehu
13. Hysen Moli
14. Muharrem Kajolli
15. Bujar Cakani.a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





