Transmetuar më 22-05-2013, 18:35

Victoria Marks 1 vjeç, humbi jetën pasi qëndroi më shumë se një orë, në një makinë të mbyllur e cila ishte e parkuar pranë një shkolle fillore në Dallas.

Nëna e së voglës Vibha Marks e cila ishte mësuese në shkollë e kishte lënë vajzën brenda makinës për të dhënë mësim, por për shkak të nxehtësisë së madhe të mjetit e mitura gjeti vdekjen e asfiksuar.

Ishte Exenia Gomez, një kalimtare e rastit ajo që pa fëmijën nga dritarja duke thyer xhamin e makinës dhe më pas telefonoi policinë.

Pas dërgimit në spital vajza u deklarua e vdekur, ndërsa nëna e saj u arrestua.

Gjatë dëshmisë së saj në polici gruaja deklaroi se e kishte lënë vajzën vetëm në makinë, pasi nuk kishte ku ta linte dhe se kishte vetëm 2-3 orë mësim, ndërsa më pas do të kthehej te Victoria.a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit