Transmetuar më 22-05-2013, 18:15

Ajo shquhet për elasticitetin e saj, si në koncerte edhe në vidoet e saj, por një pamje të tillë nuk e kishte treguar asnjëherë.

Këngëtarja Shakira ka treguar një akrobaci të paparë duke i sjellë këmbët rreth kokës.

36 vjeçarja nënë e një fëmije, duket e lumtur teksa shpalos talentin e saj, ndërsa shprehet se mund të ishte bërë akrobate nëse nuk do merrej me muzikë.

Këngëtarja kolumbiane i ka bërë këto poza gjatë kohës që qëndronte si anëtare e jurisë në “The Voice”, duke habitur me performancën e pazakontë.

Në këtë mënyrë partnerja e futbollistit Gerard Pique, me të cilin ka një djalë me emrin Milan ka treguar se ka shumë talente brenda saj.a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit