

Sajti i internetit Surgeon Guide ka hartuar një listë ku tregon klasifikimin e fytyrave më të shëmtuara në botën e Vip-ave.
Portali anglez liston personazhet Vip të cilat e kanë tepruar me ndërhyrjet estetike aq sa kanë një fytyrë aspak të bukur por me plot gojën të shëmtuar.
Ndryshe nga herët e tjera ky është ndër klasifikimet e vetme, ku personazhet Vip nuk duan të bëjnë pjesë.
1-Iggy Pop. Në vendin e parë renditet këngëtari i cili e ka bërë fytyrën e tij, të denjë për filmat horror.
2- Jodie Marsh. Vendi i dytë i përket modeles angleze, e cila e ka shpërfytyruar fytyrën e saj.
3-Donatella Versace. Medalja e bronztë shkon për stilisten e famshme italiane.
4-David Gest. Në vendin e pestë renditet ish-bashkëshorti i Liza Minelli.
5-Cher. Në këtë listë nuk mund të mungonte këngëtarja me famë botërore, e cila ka kryer dhjetëra ndërhyrje në pamjen e saj.
6-Pete Burns. Në vendin e gjashtë renditet këngëtari dhe kompozitori britanik, i njohur për pamjen e tij tejet të veçantë.
7-Mickey Rourke. Në vendin e shtatë bie në sy aktori i famshëm amerikan, i cili nuk shkëlqen më prej bukurisë së tij.
8- Jackie Stallone. Në vendin e tetë renditet astrologia amerikane e lindur në vitin 1921, nëna e aktorit Sylvester Stallone.
9- Janice Dickinson. Në vendin e nëntë renditet ish top modelja, shkrimtarja dhe personazhi i njohur televiziv në SHBA.
10- Melanie Griffith. Ish bashkëshortja e Antonio Banderas mbyll listën e personazheve të shëmtuar, e cila ka ndryshuar shumë qysh nga koha kur shkëlqente në ekran.a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





