

Shkup, 22 maj 2013, NOA.al- Raportuesi i Parlamentit Europian për Maqedoninë, Richard Hovit ka theksuar se po ikën koha dhe se durimit po i vjen fundi, sa i përket progresit të Maqedonisë në planin e eurointegrimeve.
Ai këtë e theksoi sot para se Parlamenti Europian pasdite të shqyrtojë Rezolutën për vlerësimin e progresit të Maqedonisë në planin e integrimeve në BE.
“Koha po ikën, durimit po i vjen fundi. Me rëndësi është që progresi të arrihet. Por njëkohësisht japim një porosi të fuqishme deri tek Këshilli Europian dhe tek vendet anëtare të BE-së, se kur të arrihet progresi nuk guxon të përdoren justifikime për mosmiratimin e vendimit për Maqedoninë apo ndonjë aksion tjetër në Bruksel”, theksoi eurodeputeti britanik Hovit.
Ai theksoi se në Parlamentin Evropian në Strasburg do të drejtojë porosi tek qytetarët dhe politikanët e vendit se detyrimet që kanë përpara duhet ti realizojnë patjetër.n.p/a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





