Transmetuar më 22-05-2013, 16:48

Teksa Iliri dhe Anaidi po diskutonin marrëdhënien Rike- Elona, Rikja futet në kuzhinë dhe i dëgjon djemtë teksa flisnin. Ajo spostohet me Eldorën në poltron dhe e pyet se për çfarë po diskutonte Iliri dhe Anaidi. Eldora i tregon Rikes bisedën që ata po bën dhe i thotë se në lidhje me të thanë që është në rregull. Ajo nuk kuptonin është ndryshimi i Elonës dhe lidhja e ngushtë që ju keni me njëra-tjetrën. Rikja, pasi Elona përfundoi dushin, shkon në dhomë dhe i tregon për bisedën mes Ilirit dhe Anaidit. Rikja i rrëfen Elonës se djemve u ka bërë shumë përshtypje marrëdhënia e tyre e ngushtë dhe sipas tyre duhet të kenë diçka të fortë që i lidh.

Rikja teksa citon fjalët e Ilirit, thotë se ai i ka thënë Anaidit që: “Elona ka ndryshuar sepse deri dje çfarë nuk ka thënë për ty”. Elona e sqaron Riken se nuk ka thënë asgjë kaq të madhe për Anaidin. Ajo madje shton se sa herë ka pasur debate me Anaidin ja ka thënë menjëherë atë ç’ka ka pasur. Ajo shprehet shumë e zhgënjyer nga Iliri që i ka thënë një gjë të tillë Anaidit dhe thotë se nuk po arrin ta njohë Ilirin. Ajo shton se nuk është marrë kurrë me thashetheme dhe i vjen shumë keq për një gjë të tillë dhe kur dëgjon gjëra të tilla e bëjnë që të reagojë, sepse ajo kishte menduar ti fliste Ilirit. Elona e këshillon Riken të bëjnë kujdes sepse gjërat nuk janë ashtu siç duken.

Vajzat bashkohen me pjesën tjetër të banorëve të cilët ndodhen në kuzhinë dukë ngrënë darkë.

Gjeni këtu, gjithçka ndodh në shtëpinë e Big Brother Albania 6 Big Brother 6 është një prodhim i Digitalb dhe Top Channel

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit