

Një grup asteroidesh do vizitojnë Tokën brenda pak ditëve. Janë katër trupa qiellorë që do të vizitojnë planetin tonë brenda dhjetë ditëve, pa llogaritur atë që kaloi pranë Tokës në 17 maj.
Nuk është rasti për alarm, pasi është vetëm një rastësi, pas zbulimeve të fundit të bëra në orët e kaluara.
Kështu shpjegon astrofizikani Gianluca Masi, përgjegjës i Virtual Telescope. Për ekspertin këta kalimtarë janë të shpeshtë, vetëm se së fundmi ata mund të shihen më me lehtësi.
Sakaq një asteroid i madh do i kalojë fare pranë Tokës në 31 maj, i cili ka përmasa të mëdha, të njëjta me atë të asteroidit që zhduku dinozaurët.
Në 31 maj ky asteroid do të kalojë 5.8 milionë kilometra larg Tokës, dhe parashikohet të ketë një diametër 1.4 kilometër.a.y/noa.al
31 maj, një asteroid do i kalojë fare pranë Tokës
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





