

Pas vitesh me radhë në poza perfekte nën emrin e Victoria’s Secret, supermodelja Miranda Kerr është përfshirë nga një incident i sikletshëm, gjatë kohës që pozonte.
Gjatë një shërbimi fotografik në Miami, 30 vjeçarja mbante veshur një fustan të zi të shkurtër pa reçipeta, ku në lëvizje sipas pozave, era i uli edhe më shumë dekoltenë bujare, duke i nxjerrë gjokset në pah.
Menjëherë pas kësaj, asaj ju dha një shall si mbulesë, ku pas kësaj duket se e kapërceu sikletin.
Në këtë shërbim fotografik ajo pozonte për linjën e kozmetikës Kora Cosmetics.
Miranda e cila është e martuar me aktorin Orlando Bloom dhe ka një djalë me emrin Flynn, u shfaq me këmbë të tonifikuara dhe trup elegant duke pozuar ëmbël për produktet kozmetike.a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





