Transmetuar më 22-05-2013, 13:23

Ajo i ka pranuar ndryshimet që shtatzënia i ka sjellë në trupin e saj, por pavarësisht kësaj Kim Kardashian ka treguar se është krenare për format dhe fëmijën që mban në bark duke mos kursyer daljet me bikini.

Në formë të mirë, në harmoni dhe me lëkurë të tonifikuar tashmë në muajin e shtatë të shtatzënisë Kim duket më së miri, teksa pushon e rrethuar nga familja e saj në ishujt helene.

32 vjeçarja ka shijuar çdo moment në det, ndërsa barku i saj i madh i shtonte nurin si nënë e re.

Në një intervistë të saj të fundit ajo ka treguar se vesh gjithçka që i vjen për shtat. Kujtojmë këtu se ky është fëmija i parë për Kardashian si fryt i lidhjes me reperin Kanye West.a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit