Transmetuar më 22-05-2013, 12:57

Prishtinë, NOA.al – Udhëheqësit e subjekteve politike ende nuk kanë dalë me zgjidhjen përfundimtare lidhur me reformën zgjedhore në të cilën po punohet prej më shumë se një viti. Kryetari i Parlamentit të Kosovës, Jakup Krasniqi, për këtë i bën fajtorë liderët politikë, raporton korrespondentja e Noa.al.

“Zgjidhja mbetet e bllokuar për shkak të mungesës së vullnetit politik dhe interesave të partive politike”, nënvizon Krasniqi duke përmendur shumë takime pa sukses.

Ai thotë se, “për ta zgjidhur përfundimisht këtë çështje është e nevojshme përfshirja e faktorit ndërkombëtar”.

Ndërkaq, e vetmja gjë që subjektet politike pajtohen unanimisht ka të bëjë me kohën e përafërt të mbajtjes së zgjedhjeve, që është në vjeshtën e këtij viti. Disa prej liderëve i kanë bërë thirrje Presidentes së Kosovës për shpalljen e datës së zgjedhjeve.

Ndërkaq, çështjet kryesore ku partitë politike nuk pajtohen ka të bëjë me listat e hapura ose jo, zgjedhjen e Presidentit direkt prej popullit ose jo./t.k/o.k/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit