Transmetuar më 22-05-2013, 11:10

Ngjyrë e re flokësh për Rita Orës, ajo ka braktisur ngjyrën bionde platin për të vendosur një blu harmonike.

Ndonëse kishte eksperimentuar vazhdimisht me stilin e veshjes, Rita nuk kishte eksperimentuar kurrë me flokët, ato i ka mbajtur gjithnjë të verdha.

Këngëtarja me origjinë nga Kosova do të performojë në disa festivale të mëdha gjatë këtji viti dhe ka nisur përgatitjet në studio për koreografitë.

Kohët e fundit këngëtarja 23 vjeçare ka bërë publike romancën me Calvin Harris, me të cilin është parë e kapur për dore në rrugët e Londrës.o.k/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit